AKTUALITET, 30 Gusht 2024, 19:01

Aksident në Pogradec, humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, plagoset 38-vjeçari

Aksident në Pogradec, humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, plagoset

Një automjet ka dalë nga rruga sot në Pogradec në fshatin Nizhavec. Rreth orës 17:10, shtetasi me inicialet E.P., 38 vjeç teksa drejtonte automjetin tip Benz humbi kontrollin duke dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, 38-vjeçari u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e shkakut të aksidentit.

“Sot rreth orës 17:10, në fshatin Nizhavec, Pogradec, shtetasi E. P., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi E. P. është dërguar në spital, për mjekim, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.