TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të paktën dy persona të moshës së mesme në Bashkinë e Elbasanit raportohet se janë infektuar me Ethet e Nilit.
Sipas News 24 nga të dhënat e para jo zyrtare mësohet se si pasojë e këtij infeksioni dy personat e infektuar janë diagnostikuar rastësisht dhe se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.
Në Qarkun e Elbasanit, autoritetet e shëndetësisë nuk kanë raportuar ende për situatën e të prekurve të tjerë që mund të jenë të infektuar nga infeksioni me virusin e Nilit Perëndimor, i cili është pa shenja në rreth 80% të njerëzve të infektuar.
Aktualisht në vendin tonë gjatë javëve të fundit janë identifikuar raste kryesisht në Fier, Lushnje, Kurbin etj.