TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit. Përgjatë majave të male në orët e pasdites reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoj shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.