AKTUALITET, 23 Gusht 2024, 20:02

Qëllohet me armë zjarri drejt Audi-t të blinduar, çfarë ndodhi mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës

Qëllohet me armë zjarri drejt Audi-t të blinduar,

Një automjet tip ‘Audi’ i blinduar është qëlluar me armë zjarri ditën e sotme në Vaun e Dejës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rranxa të Bushatit, ku automjeti është gjetur i braktisur nga forcat e policisë.

Sipas informacionit të përftuar, automjeti i blinduar, i cili kishte pësuar dëmtime nga plumbat, është zbuluar në një zonë të izoluar. Policia është angazhuar në kërkimin e autorëve të këtij akti dhe ka nisur një hetim të thelluar për të zbardhur rrethanat dhe motivet që qëndrojnë pas kësaj ngjarjeje.

Aktualisht, arsyet e këtij sulmi mbeten të paqarta, dhe efektivët e policisë po punojnë për të identifikuar dhe kapur individët përgjegjës.