TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 40-vjeçare shqiptare ka mbetur viktimë e vjedhjes në Paros të Greqisë. Sipas denoncimit të gruas, persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e saj, ndërsa ajo ishte larguar më 22 gusht dhe i kanë marrë një kasafortë ku mbante bizhuteri me vlerë 100 mijë euro.
Brenda kasafortës kishte 3,000 euro, një orë Rolex me vlerë 50,000 euro, një palë vathë diamanti prej ari të bardhë me vlerë 20,000 euro, një unazë martese ari me diamante të vogla rreth 2,000 euro dhe një unazë ari i bardhë 6 karat me një diamant të verdhë me vlerë rreth 23,000 euro.
Gruaja ka bërë padi në polici ndaj një autori, i cili ende nuk është identifikuar.
Autoritetet helene po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe për kapjen e autorit.