TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Komisionin e Medias u kualifikuan sot dy emrat përfundimtare që garojnë për kryetar të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Kandidatët janë Helion Haliti dhe Fatjon Hoxhalli, të cilët u përzgjodhën nga Komisioni dhe do të kalojnë për votim në seancën parlamentare të së enjtes më 13 mars.
Fillimisht ishin 5 kandidatë, ndërsa Komisioni përzgjodhi dhe emrat që do i dërgohen parlamentit për t’u votuar në seancën plenare të së enjtes, për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH.
Kandidatët për Anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së janë Petrit Beci, Rajmonda Bulku, Osman Mula, Bujar Kapexhiu, Robert Budina, Eno Civici, Alket braho, Lorenc Vangjeli, Pano Xhixho dhe Zamira Kita
Votimi vjen pasi kreu i Këshillit drejtues të RTSH, Leka Bungo dhe anëtarët dhe anëtarët, Ilir Kekos, Albert Minga, Dionis Papadhimitri, Ëngjëll Ndocaj, Edmond Tullumani, Mevlan Shanaj, Milena Selimi dhe Ardita Reci u shkarkuan nga Kuvendi me shumicë votash më 17 shkurt për shkak të procedurës së paligjshme për zgjedhjen e drejtorit të RTSH.