AKTUALITET, 10 Nëntor 2021, 17:54

Debate në Komisionin Hetimor të 25 prillit/ Alibeaj: Asnjë institucion nuk ka kthyer përgjigje për dokumentet që kërkon opozita! Bushka: Nuk duhet të ushtrojmë presion

Debate në Komisionin Hetimor të 25 prillit/ Alibeaj: Asnjë

Është mbledhur pasditen e sotme Komisioni Hetimor për 25 prillin. Gjatë fjalë së tij kryetari Enkelejd Alibeaj tha se asnjë institucion që i është dërguar për kërkesë informacion për 25 prillit, nuk ka kthyer përgjigje.

“61 kërkesa drejtuar bashkive, së bashku dhe me 11 kërkesa drejtuar bashkive të tjera që u kemi kërkuar informacion, kërkesat drejtuar SPAK, drejtorisë së Policisë së Shtetit, 12 kërkesa drejtuar inspektoriateve, Kadastrës, 12 ministrive, kërkesa drejtuar gjendjes civile, 4 kërkesa drejtuar OSHE, KESH, Posta Shqiptare dhe SHISH, fatkeqësisht konstatoj se nuk ka kthyer dhe nuk ka denjuar askush që të kthejë asnjë përgjigje. ”, tha Alibeaj.

Alibeaj tha se e vetmja përgjigje që është kthyer janë pyetjet që mazhoranca ka pasur për opozitën, mbi pyetjet për strukturën e armatosur të PD-së.

Klotilda Bushka e PS-së është shprehur se nuk duhet të ushtrojmë presion mbi instuticionet dhe të jemi objektivë në atë që kërkojmë.

Kjo sipas, PS, nuk ka qenë e qëllimshme, por ka ndodhur pasi informacioni i kërkuar është voluminoz.

“Nëse ky afat është duke ecur nuk mund të themi që nuk janë përgjigjur. Të jemi objektivë dhe të mos ushtrojmë presion mbi instuticionet. Ata e dinë që duhet të kthejnë përgjigje. Të mos nxitohemi”- tha ajo.