AKTUALITET, 10 Nëntor 2021, 15:04

Tragjedi e dyfishtë në një familje/ Vdes biznesmeni i kromit, pasi mëson lajmin ndahet nga jeta edhe i ati i tij (Emrat)

Tragjedi e dyfishtë në një familje/ Vdes biznesmeni i kromit,

Një tragjedi e dyfishtë për një familje që jeton në rrugën “5 Maji” në Tiranë.

Një biznesmen në fushën e kromit nga Martaneshi, me inicialet J.Gj. ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti.

Por pasi ka mësuar vdekjen e tij, edhe i ati ka ndërruar jetë po si pasojë e infarktit.

Mësohet se i moshuari i moshës rreth 90-vjeçare me inicialet Z.Gj. nuk e ka përballuar dot humbjen e djalit të tij dhe në kushtet e tronditjes ka pësuar edhe ai infarkt.

56-vjeçari me inicialet J.Gj ishte nga zona e Martaneshit dhe prej vitesh familja e tij jetonte në kryeqytet, ndërsa vijonte aktivitetin minerar në zonën e Bulqizës.