TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Korçës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për katër të arrestuarit me 114 kg kanabis.
Mësohet se, shtetasit Joni Mosku, Ligor Romaçka, Idriz Manej dhe Albion Çiko u arrestuan ditën e shtunë.
Policia mësohet se arrestoi në flagrancë avokatin Joni Mosku, i cili tentoi të kalonte nga Dogana Goricë 66 kg lëndë narkotike.
Ndërsa shtetasi Ligor Romaçkës iu gjet në magazinë 48 kg kanabis, bashkë me një pistoletë sportive dhe një makinë pa dokumentacion.