AKTUALITET, 10 Nëntor 2021, 16:56

Shkarkohet nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Durrësit

Shkarkohet nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Durrësit
Arbër Braho

Është shkarkuar nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Arbër Braho.

Shkarkimin e ka firmosur Emirjana Sako, kryetarja e komanduar e kësaj bashkie.

Vendimi është marrë dje dhe ka hyrë në fuqi ditën e sotme.

vendimi është marrë vetëm një ditë pasi Arbër Braho, i cili kishte tetë vjet në këtë detyrë ka bërë një denoncim për abuzim me fondet publike duke akuzuar ish-kryetarin e bashkisë Vangjush Dako dhe kryetaren në detyrë të bashkisë Emirjana Sako.

Për momentin nuk ka pasur një reagim pas shkarkimit nga ana e Brahos. Në statusin e tij në një story në Whatsapp, Braho thoshte se ai mbetet një socialist, ndër më të vjetrit në Durrës, pavarësisht se dyert e PS në Durrës janë përkohësisht të mbyllura nga Vangjush Dako.

“O xhuxhi 339, në lidhje me ato që folëm paradite, unë s’mund të them kurrë hajdut për ty, ti minimumi mund të jesh kryetari i grupit të hajdutëve që vet ti ke sjell si kryetar në bashkinë Durrës pas ikjes tënde dhe s’po e lëshoni këtë qytet të marrë frymë me vjedhje pafund. Ju, që s’keni lënë lekët e dosjeve të letrave dhe të stilolapsave, normalisht që s’mund të linit as lekët e autoshkallës pa marrë dhe do merrni dhe të hidrovorit apo e kam gabim?”, shkruante Braho.