AKTUALITET, 25 Shtator 2023, 18:41

Humbën duke eksploruar Kanionin e Lengericës në Përmet, policia shpëton 23 turistë gjermanë, polakë dhe francezë

Humbën duke eksploruar Kanionin e Lengericës në Përmet,

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, kanë shpëtuar 23 turistë, të cilët kanë mbetur të bllokuar, në zonën e quajtur “Kanioni i Langaricës”, në Përmet. Menjëherë pas njoftimit, forcat policore janë nisur drejt vendngjarjes, bashkë me shërbimet e zjarrfikësve.

Pavarësisht reshjeve të shumta të shiut, pas disa orësh kërkime shërbimet e Policisë kanë gjetur 23 turistët gjermanë, polakë, e francezë në vendin ku kishin mbetur të bllokuar për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga rreshjet e shiut.

23 turistët janë shoqëruar për në Përmet dhe iu është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore, e aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.