TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka shpjeguar projektin "Durana", zanafillën e tij dhe si ndryshoi rrugës.
"Durana nuk është emër i ri, është një projekt që ka 3-4 vite që është konceptuar, lajmëruar, premtuar, kanë filluar të punojnë. Është koncept i ndërtimit të një parku teknologjik, një ambient ku zhvillohen veprimtari ekonomike të teknologjisë së informacionit, kryesisht në aktivitetin e kodimit, programimit, programet kompjuterike. Në atë kohë, qeveria Shqiptare njoftoi ndërtimin e një parku teknologjik në Xhafzotaj. Informacionet thonë se ka qenë kërkesë e një gjigandi amerikan që donte të vinte në Shqipëri, IPAM. Kishte degë në Ukrainë, filloi lufta dhe kishte menduar Shqipërinë si vend të përshtatshëm për të zhvendosur punonjësit. Janë kompani ndërkombëtare që kanë aktivitet në shumë vende të botës. Edhe kompani të tjera, Apple, Amazon, kanë aktivitete në vende të ndryshme. Thuhet se edhe ligji fillestar e kanë konsultuar, këshilluar dhe asistuar vetë kjo kompani.
Ligji fillestar parashikonte ndërtimin e një parku me ambiente, zyra, ku do të punonin punonjësit, këto ishin shërbime që do të shiteshin në botë. Ishte konceptuar si ambient fizik me kufij. Kompanitë që do të shkonin aty, kishin disa privilegje dhe lehtësira fiskale. Është përpjekje për të krijuar një pol zhvillimi teknologjik, ku krijohet dhe bëhet ekonomi.
Por, çfarë ndodhi rrugës? Ka dy mënyra se si mund të ndërtosh fizikisht një park teknologjik, ose private me lekët e veta, dhe pastaj ti i jep të drejtën që të hyjë ai në marrëveshje me kompanitë që do të futen aty, ose mënyra tjetër, shteti e ndërton vetë dhe pastaj të kontraktonte kompanitë.
Ajo që ndodhi, parku nuk u ndërtua kurrë dhe për tre vite qeveria shqiptare e ka mbajtur pezull IPAM, gjigandin amerikan, që kishte rënë në njëfarë dakordësie, madje personalisht nga kryeministri.
Kur kaloi koha, amerikanët vunë një ultimatum qeverisë, na thuaj çfarë do të bësh, do ta ndërtosh, ose do ti çoj punonjësit në vend tjetër. Këta bënë shpikjen tjetër, bënë park virtual, pa zyra, pa trarë, pa godina, një adresë, ku figurojnë të regjistruara 46 kompani dhe vijojnë të regjistrohen të reja, sepse përfitojnë nga privilegjet fiskale.
Kanë shkuar në ekstrem me privilegjet fiskale. E kanë bërë parajsë fiskale, sepse kanë shkuar përtej çdo kufiri lehtësirash fiskale, përjashtim total të ardhurash, e me rradhë. Janë 46 kompani.
Historia e shndërrimit të parkut në virtual, është bërë tani vonë. Regjistrimet e para kanë filluar para disa muajsh. Nuk është se ka 2-3 vjet dhe nuk kanë paguar taksa. Lista me 46 kompani ka dalë, kryesisht kompanitë që marrin tenderat e AKSHI-t. Të njëjtët njerëz që marrin tenderat e AKSHI, kanë shkuar edhe aty, që të mos paguajnë as taksat. Kjo është lidhja dhe kjo ëshë ajo që flitet që SPAK ka shtrirë hetimet", tha Tomorri.