AKTUALITET, 12 Janar 2026, 18:49

Berisha para kryeministrisë: Regjimi i Ramës mbahet me vjedhjen e shqiptarëve! Po bën grusht shteti, duke bllokuar drejtësinë

Berisha para kryeministrisë: Regjimi i Ramës mbahet me vjedhjen e

Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti fjalën e tij në foltoren e radhës së demokratëve përpara kryeministrisë.

Berisha risolli në vëmendje protesta masive në Iran kundër regjimit të Ajetollahëve, dhe e mori si shembull kur popujt ngrihen kundër diktaturave për liri.

Sakaq, shtoi se Rama po tenton grushtin e shtetit duke ecur me bllokimin e sistemit të drejtësisë sa i përket çështjes Balluku.

Berisha: Viti 2026 do shkruhet me germa të arta në muret e kohës si viti i anti diktaturave. Si viti në të cilin popujt e autokracive i përmbytin njëra pas tjetrës to. Prej dy javësh rrugët e Teheranit dhe Iranit janë të mbushura me opozitare trima që pavarësisht, nga masakra breshëritë e ajetullahëve ecin drejt fitores. Asgjë nuk ndal një popull për të mbrojtur idealet e lirisë, vrullin e tyre, guximin e tyre pa triumfuar.

Ne këtu vijmë se kemi këtë besim se besojmë në idealet tona të drejta dhe këto do triumfojnë së shpejti. Kemi përballë sot, regjimin më karikatural më të turpshëm më të dekompozuar në Europë dhe botë. Regjimin  që kudo që ta prekësh rrjedh vjedhje dhe vetëm vjedhje të shqiptarëve, regjimin të cilin mbahet më këmbë me mashtrime, propagandë trillime. Regjimin që pret nga ne qytetarët të japim ndëshkimin që meriton. Edi Rama ndërkohë që shqiptarët janë të vendosur ti japin ndëshkimin e merituar po ecin drejt grushtit të shtetit, bllokimit të sistemit të drejtësisë.