AKTUALITET, 12 Janar 2026, 22:35

“Kur ngrihen tregtarët, thika ka shkuar në palcë”, Ermir Gjinishi: Katër skenarë për të ardhmen e Iranit pas protestave

“Kur ngrihen tregtarët, thika ka shkuar në palcë”,

Pedagogu Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, renditi katër skenarë për të ardhmen e Iranit ku kanë shpërthyer protesta të dhunshme prej gati 2 javësh. Sipas Gjinishit, protestat nisën për probleme ekonomike, por shpejt janë kthyer në politike kundër pushtetit teokratik të Khameneit.

“Çfarë po ndodh në Iran? Nga 1979 është një vend teokrat, që shfaqet si diktaturë. Ka qenë në qendër të kritikave për shtypjen e të drejtave të njeriut. Politikanët reformatorë janë shkrirë në një dhe kanë humbur besimin e qytetarëve. Arsyet janë ekonomike, por u shndërruan në politike. Duan largimin e Khameneit.

Gati 31 provinca që janë përfshirë në protesta, i gjithë territori, nga Teherani. Ka një gjë. Kur ngrihen tregtarët thika ka shkuar në palcë. Unë ngritën tregtarët, iu bashkuan qytetarët dhe pastaj studentët.

Në buxhetin e 2026 të Iranit, qeveria ka parashikuar ngritje taksash 60 e ca për qind ndërsa inflacioni është 50 për qind.

Janë protestat më serioze të viteve të fundit. Nuk ka qenë vetëm keqmenaxhimi, por korrupsioni. Financimi i milicive në Lindjen e Mesme. Për shkak të pjesës më të madhe janë 4 skenarët më të mundshëm: një shpypje të dhunshme nga rregjimi që mund ta mbyllë për disa muaj, por jo përherë.

Skenari i dytë është që këto protesta mund të zgjasin dhe elitat të çahen. Skenari i tretë që shteti të bëjë hapa prapa. Dhe i katërt që shteti të ndërhyjë dhunshëm dhe të kërkohet një ndërhyje nga jashtë.

Për sa kohë që Lindja e Mesme ka këto probleme, nuk do të ketë paqe. Interesat për të ndryshuar rregjimin e Iranit kanë pas faktorë të mëdhenj si Rusia apo Kina që merr naftë bruto nga Irani”- tha Gjinishi.