AKTUALITET, 12 Janar 2026, 22:12

Debatet në PD/ Abilekaj: Kush del kundër, nuk përjshtohet më nga partia, por nga grupi i Whataspp-it....

Debatet në PD/ Abilekaj: Kush del kundër, nuk përjshtohet më

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka qenë i ftuar Ervin Salianji, i cili ka nisur një lëvizje brenda PD-së, por Sali Berisha e ka shpallur "të vetëpërjashtuar". 

Analisti Enton Abilekaj, tha se tani në PD, nuk bëhen më përjashtime klasike, por njerëzit përjashtohen nga grupet e Whatapp-it dhe kështu konsiderohesh si jashtë partisë. 

Biseda: 

Andi Tela: Në fund, ka një pikë ku arrin, ose përballesh, ose krijon një fraksion. Por fraksioni nuk është se mendojmë ndryshe nga PD, fraksionet këtu ndahen, jo se unë kam 30 vetë...

Ervin Salianji: Nuk thashë do të bëj fraksion. 

Andi Tela: Ti thua do të rri në PD dhe nuk përballem me ta.

Ervin Salianji: Unë po përballem me ta.

Ylli Rakipi: Ky ka gjetur ilaçin ore, që nuk ikën. 

Ervin Salianji: Etapa e parë, të shohim njëherë a ka shqetësim. Lidershipi i partisë thotë jo. Faza e dytë, do të ulem me këta, sepse anëtarët janë partia. Do të prodhojmë dokument. Do të vijë faza e zgjedhjeve, do ta shohim. Jemi ende në fazën e parë.

Andi Tela: Po PD nuk e ndryshon duke mbajtur fjalime.

Ylli Rakipi: Ky ka gjetur një lloj ilaçi, nuk të ikën nga aty. Ai tha u vetëpërjashtua, por ky thotë jo.

Enton Abilekaj: Salianji sot nuk ka funksion në PD. Ai përfaqëson një qëndrim.

Andi Tela: Çfarë vlere ka ky qëndrim? 

Enton Abilekaj: Nuk e sheh terrenin për tu futur, pasi e sheh që votat nuk numërohen përshembull, por ajo që ka rëndësi, a ka PD sot komoditetin për të larguar njerëz? Doli zonja në Kamzë, bëri debat me Flamur Nokën dhe e përjashtuan nga grupi i Whataspp, se tani nuk të përjashtojnë nga partia por nga Whatasppi. E dyta, këta njerëz, që PD i thërret sikur janë me vërshëllim, nuk mund të vijnë në çdo parakalim të PD, pa dhënë asnjë rezultat. Nuk mund të jenë gati sa herë do lidershipi i PD, kur nuk kanë një rrugë ku do të shkojnë.