TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lumi Seman ka çarë mesditën e sotme argjinaturën në disa segmente, në afërsi të fshatrave Ndërnënas dhe Hasturkas në Libofshë, nga prurjet e shumta. Për pasojë, uji ka vërshuar përtej argjinaturës drejt tokave bujqësore, duke alarmuar banorët e zonës. Ata pohojnë se nuk kanë parë kurrë një nivel kaq të lartë prurjesh, ndërsa shprehin frikë për vijimin e rritjes së ujërave, të cilat po i afrohen zonave të banuara.
Përballë kësaj situate alarmante, forcat e Bordit të Kullimit ndodhen në terren dhe po punojnë me mjete të rënda për disiplinimin e ujërave që derdhen në kolektorin e hidrovori të Darëzezës, me qëllim shmangien e përmbytjes së banesave dhe paneleve fotovoltaike.
Situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa autoritetet u bëjnë apel banorëve të tregojnë kujdes. Ndërkohë, qindra hektarë tokë bujqësore ndodhen nën pushtetin e ujit.