TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ditën e sotme, në SPAK u paraqit Belind Këlliçi, ku sipas burimeve mediatike, thuhet se është pyetur edhe për shpenzimet për Kuvendin e Rithemelimit të Sali Berishës, në kohën kur ky i fundit luftonte për vulën e partisë me Lulzim Bashën.
Mirëpo kallëzimin në SPAK kundër grupit të Berishës, e ka bërë pikërisht Gazment Bardhi, që sot është në krah të Berishës dhe kryetar i grupit parlamentar të PD-së.

Në dokumentin e kallëzimit, thuhet se kallëzues është “Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Z. Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm”, ndërsa objekti i kallëzimit lidhet me veprën penale të “Falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 190, paragrafi 2 dhe neni 25 i Kodit Penal.
Në listën e personave kundër të cilëve drejtohet kallëzimi përfshihen, mes të tjerëve, Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Ivi Kaso dhe Ervin Minarolli, si dhe “çdo person i paidentifikuar deri më tani, por që nga veprimet konkrete rezulton pas hetimit se ka përgjegjësi penale”.