AKTUALITET, 5 Mars 2022, 18:07

“Kishte probleme me alkoolin”/ Flet vëllai i autorit të dyshuar të vrasjes së dyfishtë në Devoll: E kam denoncuar disa herë në polici! Me familjen e viktimave nuk kemi pasur probleme

“Kishte probleme me alkoolin”/ Flet vëllai i autorit të

Gjergji Zili, vëllai i Ali Zilit, autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë pasditen e sotme në fshatin Progër, thotë se 36-vjeçari ka pasur gjithmonë probleme.

Në një prononcim për mediat pas ngjarjes së rëndë, ai thotë se Ali Zili ishte larguar prej dy ditësh nga shtëpia, dhe pas krimit të rëndë, ai ka ardhur në shtëpi.

Vëllai shprehet se e ka denoncuar disa herë në polici, por 36-vjeçari është lëshuar sërish. Sipas tij, me familjen e viktimave nuk kishin asnjë problem.

“Ka dy ditë që është larguar nga shtëpia. Unë kam lënë shtetin që të veprojë sipas masave. Shteti le të marrë masat. Lekët që nxirrte shkonte i harxhonte në klub. Ka pasur dhe dhunë në familje. Unë e kam denoncuar disa herë në polici. Kur rëndohet me alkool, i kam thënë dhe policisë, që mund të kryejë dhe ndonjë vrasje. Unë kam krushqi me atë familje. Nuk kishin problem financiare. I jam shumë mirënjohëse asaj familje. Mua më vjen rëndë t’i dalë përpara dhe fshatarëve. Kur erdhi policia isha shtrirë në gjumë. Policia e gjeti në shtëpi. Unë kam kontrolluar për dy ditë. Erdhi në 5 të mëngjesit në shtëpi. U zgjova, nuk kishte sjellje të çuditshme. Rrinte i menduar”, tha i vëllai.

Pasditen e sotme, kryeplaku i fshatit Progër gjeti të pajetë Fatmira dhe Bukurie Bamin në banesën e tyre. Ato kishin shenja dhune në trup.

Sipas policisë, autori ka hyrë në banesë për të grabitur. Por pas rezistencës së shtetaseve, ai i ka dhunuar me dru zjarri.