AKTUALITET, 5 Mars 2022, 17:42

Vrasje e dyfishtë në Devoll/ Kryeplaku i fshatit tregon si i gjeti: U përleshën me hajdutin

Vrasje e dyfishtë në Devoll/ Kryeplaku i fshatit tregon si i gjeti: U

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Progër të Devollit, ku dy gra janë gjetur të pajeta në banesë.

Vjehërr e nuse, Bukurie dhe Fatmira Bami, janë konstatuar nga kryeplaku i fshatit të pajeta dhe me shenja dhune në trup. Kryeplaku i fshatit ka treguar për mediat sesi i gjeti trupat e nuses dhe vjehrrës në banesën e tyre këtë të shtunë.

Kryeplaku tha se vrasja ka ndodhur gjatë natës dhe se nga ajo që ai ka parë duket se e moshuara dhe nusja e saj janë përleshur me autorin e vrasjes, i cili u arrestua pak më parë nga policia. Ai tha se vjehrra 80 vjeç u gjet në korridor ndërsa nusja në dhomë e përgjakur.

Ndërkohë policia sqaron se pas identifikimit është arrestuar në flagrancë autori i dyshuar, 36-vjeçari Ali Zili.