TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy gra janë gjetur të vdekura në banesë ditën e sotme në Devoll të Korçës.
Viktimat janë Bukurie Bami dhe Fatmira Bami, nuse dhe vjehrrë.
Policia tha se viktimat janë gjetur pa jetë dhe me shenja dhune në trup.
Dyshimet e para lidhen me një grabitje, ku autori i ka marrë jetën nuses dhe vjehrrës pas tentativës për vjedhje në banesë.
Devoll
Informacion paraprak
Më datë 05.03.2022, rreth orës 15:15, jemi njoftuar se në fshatin Progër, Devoll, janë konstatuar nga kryeplaku i fshatit, në banesë, të pajeta dhe me shenja dhune në trup shtetaset F. B., rreth 60 vjeçe dhe vjehrra e saj B. B., rreth 80 vjeçe.
Nga ana e policisë janë ngritur pika kontrolli dhe me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, po punohet për identifikimin e kapjen e autorit si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.