AKTUALITET, 16 Tetor 2024, 11:04

Kishte fshehur 2 automatikë ‘Kallashnikov’ në tarracën e lokalit, në pranga pronari 68-vjeçar në Lushnje! I gjenden edhe municione

Kishte fshehur 2 automatikë ‘Kallashnikov’ në

Policia e Lushnjës njoftoi sot (16 Tetor) se ka finalizuar në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, një goditje të radhës për armëmbajtje pa leje.

Në pranga ra pronari i një lokali që kishte fshehur 2 armë automatike “Kallashnikov në tarracën e subjektit. I arrestuari është Ali Sefa, 68 vjeç, banues në Lushnjë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatim në masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 68 vjeç, banues në Lushnjë”, thuhet në njoftimin zyrtar.    

Gjithashtu gjatë kontrollit në tarracën e lokalit u gjet edhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Dosja për rastin i kaloi Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.