AKTUALITET, 16 Tetor 2024, 10:18

VIDEO/ Nën masa të rrepta sigurie, mbërrijnë në Shëngjin 16 emigrantët e parë, nisin procedurat e…!

VIDEO/ Nën masa të rrepta sigurie, mbërrijnë në

Pak pasi anija italiane ‘Libra’ zbarkoi në portin e Shëngjinit dhe u përpunua me procedura të përshpejtuara kufitare pas ankorimit, 16 emigrantët në bord kanë zbritur në tokën shqiptare.

Nën masa të rrepta sigurie ata janë shoqëruar menjëherë pas ankorimit të anijes ushtarake italiane “Libra” në brigjet e Shëngjinit.

Refugjatët zbritën në portin e Shëngjinit, ku po ju nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit në qendrën pritëse.

Më pas do të transferohen drejt kampit të Gjadrit për procese akomodimi, përpunimi, verifikimi dhe izolimi apo riatdhesimi.

Policia e Shtetit ka dhënë njoftim zyrtare në lidhje me anijen “Libra” të marinës italiane, që mbërriti me emigrantët në Gjadër të Lezhës.

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për sigurinë dhe për zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare.

“Në portin e Shëngjinit u ankorua anija “Libra” e marinës italiane, me 16 emigrantë në bord, të cilët pas procedurave të verifikimit do të akomodohen në kampin e ngritur në Gjadër, Lezhë. 

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për sigurinë dhe për zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare”, njofton policia.