TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Flojera Davidhi është magjistratja e zgjedhur me short për të gjykuar kreun e PD-së Sali Berisha.
Gjyqtarja e GJKKO-së do të gjykojë dosjen Partizani për të cilën Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv.
Prokuroria e Posaçme, ditën e djeshme (15 Tetor) ka mbyllur hetimet për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, duke dërguar për gjykim Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, dy biznesmenët Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja, si edhe noteren Andia Pustina.