AKTUALITET, 16 Tetor 2024, 10:42

Apeli/ Të gjithë në shesh nesër para Bashkisë, Këlliçi: Kolegët e tij në SPAK thjesht po i zgjasin Erion Veliajt agoninë!

Apeli/ Të gjithë në shesh nesër para Bashkisë,

Teksa i bëri thirrje qytetarëve të kryeqytetit që të bashkohen nesër në sheshin para Bashkisë së Tiranës Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Kelliçi, nga foltorja e selisë blu deklaroi se e vërteta nuk fshihet dot më.

DEKLARATA E BELIND KËLLIÇIT

Dy ditë më parë, kolegu i Altin Dumanit, Dritan Premçit dhe Klodian Brahos, por mbi të gjitha pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës, përsëriti mashtrimin e vjetër se ai nuk është kërkuesi i konçensionit për trajtimin e mbetjeve dhe nuk është autoriteti menaxhues.

Në fund të qëndrimit të tij publik, pronari faktik i inceneratorit Tiranë u shpreh se tashmë hetimi për këtë mega aferë ka përfunduar dhe se palët janë në gjykim!

Ndryshe nga deklarimet e Erion Veliajt, kolegët e tij në SPAK, deklaruan se hetimet vazhdojnë dhe për gjykim janë dërguar vetëm një pjesë e funksionarëve.

Më datë 15 gusht 2024, Partia Demokratike e Shqipërisë, në cilësinë e kallëzuesit të kësaj dosje, i është drejtuar me shkresë zyrtare kreut të SPAK Altin Dumani dhe kreut të GJKKO Erjon Bani, për vënien në dispozicion të të gjitha akteve hetimore dhe datës së seancës paraprake për Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Taulant Tushën dhe të gjithë zinxhirin e hetuar nga kolegët e Erionit për këtë aferë.

Më datë 3 shtator 2024, kreu i SPAK Altin Dumani, na njofton zyrtarisht se të gjitha aktet hetimore tashmë ndodhen në GJKKO dhe ne duhet ti drejtoheshim këtij institucioni.

Shumë e shumë fakte të tjera kemi dërguar në SPAK, për të cilat po e rithem sërish, kolegët e Erionit lodhen kot, pasi nuk do ti fshehin dot, maksimumi thjesht do ti zgjasin agoninë pronarit faktik të Inceneratorit Tiranë.

I bëj sot thirrje publike kreut të GJKKO Erjon Bani, të zbatojë ligjin dhe të na vërë në dispozicion të gjitha aktet hetimore për aferën korruptive të shekullit.

Partia Demokratike dhe unë personalisht do t’i qëndrojmë deri në fund zotimit të dhënë se të gjithë zyrtarët e lartë të përfshirë në këtë aferë, do të shkojnë në qeli.

Kolegët e Erionit ta ndajnë mes tyre vendimin nëse duan ta ndjekin Erionin edhe në këtë destinacion.

Ndërkohë ftojmë qytetarët e Tiranës në protestë, nesër, e enjte, datë 17 tetor, të bashkohemi përpara skenës së krimit, selisë së inceneratorit Tiranë dhe 5D, për të larguar një orë e më parë hajdutin Erion Veliaj, nga zyra e uzurpuar me paratë e korrupsionit të inceneratorit dhe shtabit të tij elektoral 5D.