TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia gjermane ka arrestuar një 23-vjeçar shqiptar, pasi është kapur me marijuanë në bagazhin e makinës.
I riu shqiptar u arrestua pas një kontrolli nga oficerët e policisë, ku zbuluan dhe sekuestruan 3.5 kg marijuanë. Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, makina e drejtuar nga shqiptari tërhoqi vëmendjen e efektivëve për shkak të shpejtësisë në një zonë kantieri.
Aktualisht, i riu shqiptar ndodhet në paraburgimin e Bremenit, në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia gjermane.