AKTUALITET, 21 Shtator 2023, 16:18

Rreziku nga aksidentet, shumë fëmijë nuk njohin dhe nuk zbatojnë rregullat e këmbësorëve

Rreziku nga aksidentet, shumë fëmijë nuk njohin dhe nuk

Shumë aksidente rrugore ndodhin për shkak të gabimeve njerëzore, si pasojë e mosrespektimit të rregullave të lëvizjes nga këmbësorët. Qytetarët shpesh nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet e rrugës. Për të ndryshuar këtë situatë janë ndërmarrë shpesh fushata sensibilizuese, kryesisht tek fëmijët me qëllim që edukimi të nisë që në moshë të vogël.

“Kur nuk ka makina mund të kalojmë, të vijat e bardha, kur është semafori për të kaluar njerëzit atëherë kalojmë”, tha një fëmijë. Zonat më të rrezikuara për aksidente të mundshme janë ato pranë shkollave, ku dhe fluksi i fëmijëve është me i lartë.Më të vegjlit shoqërohen gjithnjë nga prindërit ose gjyshërit.

“E marr çdo ditë, është i vogël. Ia mësoj si duhet të ece në rrugë vazhdimisht”, tha një gjyshe. Vitet e fundit në programin e shkollave fillore ka orë të veçanta me mësime bazë për sinjalistikën rrugore që synojnë të informojnë te vegjlit për rregullat e qarkullimit, qe kane lidhje kryesisht me këmbësoret. Por jo të gjithë fëmijët njohin si duhet dhe për tepër i zbatojnë këto rregulla.