AKTUALITET, 19 Korrik 2023, 12:43

Kishin shkuar për të mbledhur qershi në Greqi, mes 5 viktimave edhe dy djemtë e xhaxhallarëve

Kishin shkuar për të mbledhur qershi në Greqi, mes 5 viktimave
Kushërinjtë që mbetën viktima

Detaje të reja vijojnë të zbardhen nga aksidenti i rëndë në Greqi, dje, ku humbën jetën 5 shqiptarë.

Dy prej tyre ishin të rinj dhe pjesëtarë të një familje, djem xhaxhallarësh. Në fotot më poshtë janë 19-vjeçari Ergin Peposhi dhe Ardit Peposhi vetëm 16 vjeç.

Kishin shkuar për të mbledhur qershi në Greqi, mes 5 viktimave

Kishin shkuar për të mbledhur qershi në Greqi, mes 5 viktimave
Ergin dhe Ardit Peposhi

Të dy ata ishin pasagjerë në makinën që u përplas me kamionin, mësohet se ishin nisur për të punuar në Greqi si punonjës sezonalë të mbledhjes së qershive, tek babai i Erginit.

Në këtë aksident humbën jetën gjithashtu shoferi, Besim MUCAJ 27.03.1968. Ilir DACI 28.07.1973. dhe Gazment BRAHAJ, 07.07.1976.

Aksidenti ndodhi në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale Follorinë-Selanik, ku në rrethana ende të paqarta, një automjet është përplasur kokë më kokë me një kamion, për pasojë kanë humbur jetën të pesë personat që udhëtonin në mjet.