AKTUALITET, 19 Korrik 2023, 12:01

Anëtarët e fisit Rraja në kërkim pas dhunës barbare për guroren, policia bastis banesën e ish-deputetit të PS-së

Anëtarët e fisit Rraja në kërkim pas dhunës barbare
Ish-deputeti Rrahman Rraja

Policia e Shtetit ka ‘zbarkuar’ dy ditë më parë në banesën e ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja me qëllim për të gjetur personat e shpallur në kërkim, pas dhunës së ushtruar ndaj dy personave, Jashar dhe Bilbil Maja të cilët ishin ankuar për dëmtimet e banesave nga shpërthimet në gurore.  Në banesë nuk është gjetur asgjë ilegale dhe as personat që kërkon policia.

Që në fillim ish-deputeti socialist mësohet se ka ftuar policinë që të ushtrojë kontrolle, por për shkak se ai ishte me imunitet deputetit nuk janë bërë.

Pas përfundimit të procedurave të lënies së mandatit të deputetit, policia bëri kontroll me vendim gjykate.

Personat e shpallur në kërkim janë, djali Rexhep Rraja, vëllezërit Flamur dhe Xhelal Rraja, Përparim Rraja, Klajdi Rraja dhe Edison Meta.

Në vijim, policia ka kryer edhe kontrolle të tjera për arrestimin e tyre, por asnjëri nuk është lokalizuar.

Sipas sistemit TIMS aktualisht të gjithë figurojnë brenda vendit, por kjo nuk e përjashton mundësinë e një largimi në mënyrë të jashtëligjshme.