TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbardhen emrat e viktimave të aksidentit të djeshëm në Greqi ku humbën jetën pesë persona me origjinë shqiptare.
Sipas mediave bëhet fjalë: për shoferin Besim Muçaj, 55 vjeç, Ilir Daci 50 vjeç, Ergin Peposhi, 19 vjeç, Ardit Peposhi, 16 vjeç dhe Gazment Brahaj, 47 vjeç.
Aksidenti ka ndodhur pasditen e djeshme në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale Follorinë-Selanik, ku në rrethana ende të paqarta, një automjet është përplasur kokë më kokë me një kamion, për pasojë kanë humbur jetën të pesë personat që udhëtonin në mjet.