TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryedemokrati Lulzim tha se Basha ka zhvilluar sot një takim me mbështetësit në Laç, duke postuar edhe disa foto ku duket se është në një mjedis të gjelbëruar me disa banorë.
Përmes një reagimi në Facebook, Basha është shprehur se SPAK nuk duhet të ndalet, por t’i shkojë deri në fund aferës prej 430 milionë euro të inceneratorëve. Ai ka shtuar gjithashtu se njeriu që mban bashkë fijet e korrupsionit dhe krimit në Shqipëri është Edi Rama.
Postimi për takimin e Laçit është, hiq dy paragrafët hyrës, copy-paste e një postimi të bërë sot në drekë për takimin në Mat.
Basha ka nisur takimet me qytetarët për zgjedhjet në PD, ku kërkon të rimarrë postin e kryetarit, me votimin që është caktuar me 29 korrik, por edhe pse duhen edhe 11 ditë, Basha duket se është lodhur, aq sa nuk shkruan as dy rreshta për njerëzit që e presin në mesin e vapës përvëluese.