AKTUALITET, 7 Prill 2026, 15:03

Kërkuan heqjen e sekuestrove së pronave dhe kthimin e qirave të marra nga shteti, Gjykata e Lartë rrëzon Malltezin dhe Argita Berishën

Kërkuan heqjen e sekuestrove së pronave dhe kthimin e qirave të

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi për heqjen e sekuestros së pasurive në bashkëpronësi me Argita Berishën.

Çifti Malltezi-Berisha kishin kërkuar edhe kthimin e qirave që Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara ka marrë deri më tani, por edhe kjo kërkesë u rrëzua nga Gjykata e Lartë.

Ndërkohë, GJKKO pritet të dalë me vendim edhe për 25 pasuritë e sekuestruara të Malltezit.