AKTUALITET, 23 Shkurt 2022, 11:44

“Kërkojmë transparencë për projektet e ndërmarra nga qeveria”, Vokshi: Mbi 1000 shtëpi janë shembur

“Kërkojmë transparencë për projektet e ndërmarra

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka reaguar sot në rrjetet sociale në lidhje me projektet që është duke ndërmarrë aktualisht qeveria, e të cilat kanë sjellë për pasojë shembjen e disa mijëra banesave.

Vokshi tregon se së bashku me deputetin, Flamur Noka, kanë dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit kërkesën për interpelancë me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun.

Kjo kërkesë bëhet me qëllim qartësimin e këtyre projekteve dhe të shkeljeve që janë bërë, në dëm të mijëra qytetarëve të mbetur pa një banesë.

Postimi i Vokshit:

Së bashku me Flamur Noka kemi dorëzuar pranë Kryesisë së Kuvendit kërkesën për interpelancë ndaj Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Belinda Balluku, në lidhje me projektet në zonat e 5 majit, unazës së Laprakës dhe Paskuqanit.

Pa informim e konsultim publik, pa transparencë, në shkelje të Kushtetutës, legjislacionit shqiptar dhe Konventave Ndërkombëtare, Qeveria ka urdhëruar shembjen e mbi 1000 shtëpive për t’i hapur rrugë projekteve që nuk kanë në qendër interesin publik.

Të vendosur për të bërë transparencë për atë që mund të konsiderohet e mbahet mend si operacioni më antihuman i Edi Ramës që po hap plagë të thella sociale.