AKTUALITET, 23 Shkurt 2022, 10:38

“Qindra miliona të vjedhura që nuk ekzistojnë”- Rama flet për aferën e inceneratorëve dhe ironizon PD: Kur ishin një, mbuluan Durrësin me turpin e plehrave

“Qindra miliona të vjedhura që nuk ekzistojnë”- Rama

Kryeministri Edi Rama ka komentuar çështjen e inceneratorëve në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur interesit të disa qytetarëve që kanë komentuar për këtë aferë e cila është duke u hetuar edhe në SPAK.

Kreu i qeverisë thekson se akuzat e opozitës për çështjen e inceneratorëve, janë “përqeshje përgjuese”.

Rama ka ironizuar dhe me opozitën duke shkruar se “gjuha dhe lloji i akuzave jane fiks si te atyre dy partive, te cilat kur ishin nje e mbuluan Durresin me helmin e me turpin e plehrave te Porto Romanos, kurse sot njera i bie gozhdes dhe tjetra patkoit per qindramiliona te vjedhura qe nuk ekzistojne”.

REPLIKAT

Agim Prebibaj

Kete nuk e marr vesh …qe Durrsi i sjell Plehnat ne Tirane …..pa lidhje fare …po veç me naften qe harxhojn kamjonet me ardh ne Tirane nuk i Dilet….apo ka mendu Shteti dhe tre te Arratisurit nga Drejtesia (Zoto-Gugallja-Mertiti)edhe per kete…..Shyqyr thuaj qe nuk i cojne ne Shkup ….per me fry faturat boshe akoma ma Shume

Edi Rama

Agim Prebibaj po te kesh disponim per te degjuar shpjegimin e kesaj, besoj se do ta kuptosh shume kollaj pse kjo perqeshje pergojuese nuk eshte dinjitoze, por gjuha dhe lloji i akuzave jane fiks si te atyre dy partive, te cilat kur ishin nje e mbuluan Durresin me helmin e me turpin e plehrave te Porto Romanos, kurse sot njera i bie gozhdes dhe tjetra patkoit per qindramiliona te vjedhura qe nuk ekzistojne

Andi Tepelena

Ju i quani impiante moderne, po ne fakt koncesionet jane dhene per inceneritore. ( djegës). Una bella differenza!!

Edi Rama

Andi Tepelena impiantet moderne dmth jo inceneratore sic quhen rendom, po impiante prodhimi energjie ku incenerimi (djegia) eshte vetem nje hallke e procesit

Ferdinand Haxhari

Duhen pastruar të tjera plehra ,që ajri të jetë i pastër duhet të hiqen mbeturinat sidomos ato njerzore ,prandaj presim më shumë nga ju .

Edi Rama

Ferdinand Haxhari fakti qe pret me shume nga une tregon respekt dhe une te falenderoj sinqerisht per kete, por ne kete drejtim ishim ne mesjete, sic duket edhe nga pamjet qe sot shumekush i ka harruar, e duhet pasur parasysh qe kjo mesjete ne mes te qyteteve me te medha, ishte pasqyre kuptimplote e nje te keqeje te madhe ne ndergjegjen social-politike, e cila nuk i eshte shqitur ende vendit ashtu sic iu shqiten plehrat Durresit, Tiranes, Elbasanit apo Fierit…

“Qindra miliona të vjedhura që nuk ekzistojnë”- Rama

“Qindra miliona të vjedhura që nuk ekzistojnë”- Rama

“Qindra miliona të vjedhura që nuk ekzistojnë”- Rama