AKTUALITET, 23 Shkurt 2022, 10:39

“BSH duhet të jetë pjesë e sistemit evropian”- Gent Sejko shpalos programin dhe kërkon një mandat të dytë si guvernator: Ja prioritetet e mia

“BSH duhet të jetë pjesë e sistemit evropian”- Gent

Gent Sejko kërkon një mandat të dytë në krye të Bankës së Shqipërisë. Në një raportim në Komisionin e Ekonomisë, ai ka parashtruar planin e tij dhe arritjet që Banka e Shqipërisë ka bërë nën drejtimin e tij. Sipas tij, kandidimi për një mandat tjetër motivohet nga një shtysë e brendshme, për të transformuar këtë instucion në një bankë qendror moderne.

Sejko ka si vizion që Banka e Shqipërisë të jetë e denjë për të qenë pjesë e sistemit evropian.

Kandidim im për postin e Guvernatorit motivohet nga një shtysë e brendshme ajo e përfundimit të transformimit të BSH dhe shndërrimit të saj në një bankë qendror moderne. Në vizionin tim BSH duhet të konvergojë me konturet e një bankë qendrore e denjë për të qenë pjesë e sistemit evropian e aftë të përballet me sfidat që kemi përpara, në rrugën e modernizimit, të sistemit financiar si dhe në funksionin e saj si partner i shoqërisë civile, kuvendit

BSH ka bërë një transformim të gjithanshëm dhe rrënjësor. BSH ka zbatuar programin e reduktimit të kredive me probleme. Si rrjedhojë e rishikimit të plotë raporti i kredive të këqija ka zbritur në 5.4%, kundrejt pikut 25% që ishte në 2014. Oferta e kredisë është përmirësuar. Kjo është pasqyruar me rritjen e kredisë me 10%. BSH ka zbatuar një plan masash për përdorimin e monedhës kombëtare në sistemin financiar. Ky plan masash synon transmetimin më të mirë të politikë monetare. BSH ka administruar procesin e konsolidimit të sektorit bankar. Ky proces i cili ka kërkuar një investim të madh kohe”, tha Sejko.

Ai ka renditur edhe prioritetet kryesore ku si prioritet të parë vendos stabilizimin e politikës monetare.

“Prioriteti i parë ka të bëjë me politikën monetare dhe stabilitetin e çmimeve. Sfida kryesore do të jetë adresimi inflacionist që vjen nga rritja e çmimeve.

Prioriteti i dytë është mbikëqyrja dhe rregullimi bankar në stabilitetin financiar. Do të krijoj të gjitha premisat për kreditimin e shëndetshëm.

Prioriteti i tretë është nxitja e formalizimit. Ky proces duhet mbështetur përmes qasjes rregullatore.”