AKTUALITET, 23 Shkurt 2022, 08:47

Edi Rama zbulon orën kur do të shkojë për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për Inceneratorët

Edi Rama zbulon orën kur do të shkojë për të

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se sot në orën 12:00 do të jetë i pranishëm në Komisionin Hetimor për të dëshmuar mbi aferën e inceneratorëve.

Për të treguar se është bërë punë, në një postimi në Facebook, kreu i qeverisë ka publikuar disa foto si kanë qenë dhe si janë vend depozitimeve e mbetjeve në Elbasan, Fier, Durrës dhe Tiranë.

“Mirëmëngjesi dhe me gangrenat e fushëkodërplehrave të Elbasanit, Fierit, Durrësit e Tiranës, të cilat i shëruam përfundimisht, përmes impianteve moderne të përpunimit të mbetjeve, ju uroj një ditë të mbarë.

*SOT NË 12:00 DO TË DËSHMOJ PARA KOMISIONIT HETIMOR PARLAMENTAR – LIVE FB

Mezi po pres”, shkruan Rama.