AKTUALITET, 22 Shkurt 2022, 18:52

“A i njihni Zoton, Mërtirin dhe Gugalljan?”- Gjiknuri: Me Zoton jam takuar disa herë, në vitin 2001 punonim bashkë në të njëjtin institucion

“A i njihni Zoton, Mërtirin dhe Gugalljan?”-  Gjiknuri: Me

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka pranuar në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve se është takuar disa herë me Klodian Zoton, madje shtoi se ka punuar me të në të njëjtin institucion në vitin 2001.

Por ai shtoi se pavarësisht takimeve rrethanore, nuk ka asnjë lidhje të afërt me të.

Ndërkohë që për shtetasin Mirel Mërtiri u shpreh se njihet vetëm nga larg, ndërkohë që zonjën Stela Gugallja e mohoi njohjen.

Jorida Tabaku: Zoti gjiknuri e njihni Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugalljan?

Damian Gjiknuri: Në lidhje me shtetasit që përmendët, zonjën Gugallja nuk e njoh. Zotin Mërtiri e njoh si fytyrë. Zotin Zoto e kam takuar disa herë, në cilësinë e ministrit kur kam vizituar impiantin e Elbasanit në vitin 2017 dhe e kam takuar dhe njëherë tjetër në zyrë në lidhje me një investim që ka patur për një fabrikë qelqi, që nuk e di ç’a u bë me të. Më ka qëlluar të punojë me të në vitin 2001 në Ministrinë e Mbrojtjes, ku unë kam qenë Sekretar i Përgjithshëm dhe ai ka qenë kordinator në zyrën e ministrit të atëhershëm, por dua të shpjegoj se janë njohje krejt rrethanore dhe jo të afërta.