TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 20-vjeçar shqiptar i është arratisur policisë italiane pas një përpjekje të kësaj të fundit për ta ndalur pasi kërkohej për trafik droge. Agjentët italianë të antidrogës ishin vënë në kërkim të 20-vjeçarit shqiptar pasi ai dyshohej për trafik droge.
Kur i riu shqiptar është pikasur në Viale Borri në Varese nga agjentët e antidrogës të veshur si civilë teksa lëvizte me një "Opel Meriva", ata e kanë ndaluar atë. Në atë moment 20-vjeçari e ka kuptuar se ata janë efektivë të policisë italiane dhe ka ndezur sërish makinën e tij duke goditur me mjetin e tij edhe njërin prej tyre.
Efektivi përfundoi në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq më pas agjentët e antidrogës gjetën të braktisur makinën e 20-vjeçarit, ndërsa i riu u arratis pa lënë asnjë gjurmë. Në po të njëjtin operacion, policia italiane arrestoi një nga bashkatdhetarët e 20-vjeçarit të cilët kërkoheshin gjithashtu për kokainë dhe marijuanë.
Agjentët e antidrogës zbarkuan në prej shtëpive të tyre duke arrestuar një 34-vjeçar shqiptar, i kërkuar për posedim dhe trafik droge. Ai u kap me një kilogram kokainë dhe tre kilogramë marihuanë.