AKTUALITET, 15 Nëntor 2023, 08:58

Digjen tre automjete gjatë natës në Vlorë, detajet e para

Digjen tre automjete gjatë natës në Vlorë, detajet e para

Tre automjete janë shkrumbuar gjatë natës në biznes në Vlorë. Ngjarja ndodhi në rrugën Transballkanike një biznes që merret me ujë të pijshëm.

Nga flakët janë djegur dy furgonë (njëri i shkrumbuar totalisht) dhe një kamion, në pronësi të shtetasit me iniciale A.R.

Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes orët e natës dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, si dhe identifikimin e autorit.