AKTUALITET, 16 Qershor 2022, 21:56

Kërcënimi i SPAK me burg ndaj gazetarëve/ Lala: Kanë frikë mos eleminohen dëshmitarët!

Kërcënimi i SPAK me burg ndaj gazetarëve/ Lala: Kanë
Klodiana Lala dhe Nuredin Dumani

Klodiana Lala, ka folur për kërcënimin e SPAK ndaj gazetarëve, për të mos publikuar më dëshmitë e Nuredin Dumanit, ndryshe do të përballen me burg. 

E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Lala tha se SPAK i druhet ekzekutimit të ndonjë dëshmitari për ngjarjet që ka rrëfyer Dumani. 

"Përgjegjësinë për të ruajtur sekretin e ka SPAK.

Mua më ka ardhur 3-4 herë një gjë e tillë, por kam vazhduar punën. Në rastin e Dumanit është pak më specifike, sepse janë të rrezikuar shumë njerëz.

SPAK me sa duket është i frikësuar se ndonjë nga dëshmitarët mund të ekzekutohet dhe të hiqet qafe.

Por, gazetari ka të gjithë të drejtën të botojë lajmin", tha Lala.