AKTUALITET, 16 Qershor 2022, 18:53

“Burim alternative energjie për Europën”- Meta: Konflikti në Ukrainë tregon se sa investim i mençur dhe vizionar ka qenë TAP

“Burim alternative energjie për Europën”- Meta: Konflikti

Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se konflikti i fundit në Ukrainë tregoi sesa investim i mençur dhe vizionar ka qenë TAP.

Nga Forumi i IX Global i Bakusë, Kreu i Shtetit ka shprehur edhe një herë mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga Azerbajxhani, si dhe nga Presidenti Aliyev për ndërtimin dhe zbatimin e suksesshëm të gazsjellësit TAP.

Sipas Presidentit Meta ky projekt është një burim alternativ energjie për rajonin dhe të gjithë Europën.

“Konflikti në Ukrainë dhe zhvillimet e fundit tregojnë se sa investim i mençur dhe vizionar ka qenë TAP.

Në punimet e Forumit IX Global të Bakusë shpreha edhe një herë mirënjohjen time për mbështetjen e dhënë nga Azerbajxhani, si dhe nga Presidenti Aliyev për ndërtimin dhe zbatimin e suksesshëm të gazsjellësit TAP.

Rëndësia e këtij projekti shumëfishohet si burim alternativ energjie për rajonin dhe të gjithë Europën”, shkuan Meta në rrjetet sociale.