TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Forumi Global në Baku ka bërë bashkë Presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilët duket se kanë bërë “paqe” pas përplasjeve për dekretin e lirimit nga detyra të Bajram Begajt, që i hapi rrugë zgjedhjes së tij si President i ri i Shqipërisë.
Për të gjithë të ftuarit, pas forumit është shtruar një darkë, ndërsa Kreu i Shtetit dhe Sali Berisha shihen të ulur pranë njëri-tjetrit duke biseduar, madje është ish-kryeministri i cili po i shpjegon diçka Presidentit Meta.
Presidenti Meta është i shoqëruar nga zëdhënësi Tedi Blushi dhe drejtori i kabinetit, Edmond Panariti.
“Përplasja” që Berisha pati me Metën
Sali Berisha menjëherë sapo Bajram Begaj u zgjodh President shprehu hapur kritikat për procedurën e ndjekur nga Meta për lirimin nga detyra të Bajram Begajt si shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA, duke i hapur rrugë zgjedhjes së tij si president.
Berisha ishte kundër dekretit që Ilir Meta firmosi nga Stambolli për t’a liruar nga detyra Bajram Begajn.
Por pak ditë më vonë, ish-kryeministri në një komunikim me gazetarët zbuti tonet ndaj Metës, duke thënë se nuk ka asnjë krisje të marrëdhënies me Metën por u shpreh se ka vetëm një qejfmbetje.
“Jo unë jam shumë i kursyer në atë drejtim. E vërteta është se Kushtetuta në gërmë nuk njeh kufizim por germa është germë dhe nuk ka kufizime je jashtë apo brenda si kushtetutë. Si frymë pastaj ka diskutim.
S’kam asnjë qejfmbetje me Metën. Do doja ta kishte shtyrë për raundin e pestë, kjo është e vetmja qejfmbetje. Shanset për një dështim të raundit të pestë nuk ishin të vogla. Germa e kushtetutës nuk parashikon bllok, fryma është tjetër”, tha Berisha.