TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Ilir Meta, pas pjesëmarrjes së në Forumin IX Global të Bakusë, në një reagim të bërë në rrjetet sociale shkruan se, përmirësimi i shëndetit publik global është një urgjencë, për të parandaluar çdo pandemi të mundshme në të ardhmen.
Sipas kreut të shtetit nevojitet një koordinim më i mirë botëror për sistemet e paralajmërimit të hershëm dhe gjurmimin e transmetimit, ndarjen e vaksinave, ilaçeve dhe pajisjeve, zhvendosjen e produkteve dhe pajisjeve mjekësore me rëndësi jetike, si dhe për bashkëpunimin ndërshtetëror në fushën e kujdesit shëndetësor, kërkimit mjekësor dhe bioteknologjinë.
Postimi i Metës
Përmirësimi i shëndetit publik global është një urgjencë, për të parandaluar çdo pandemi të mundshme në të ardhmen.
Nevojitet një koordinim më i mirë botëror për sistemet e paralajmërimit të hershëm dhe gjurmimin e transmetimit, ndarjen e vaksinave, ilaçeve dhe pajisjeve, zhvendosjen e produkteve dhe pajisjeve mjekësore me rëndësi jetike, si dhe për bashkëpunimin ndërshtetëror në fushën e kujdesit shëndetësor, kërkimit mjekësor dhe bioteknologjinë.
Përparësia e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është të kontribuojë në forcimin e Organizatës Botërore të Shëndetit si autoriteti udhëheqës dhe drejtues për shëndetin global, duke qenë në qendër të arkitekturës botërore të shëndetit.