TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në një letër dërguar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, Komisioni për Rithemelimin, pretendon se ka vënë në dijeni Kuvendin për shkarkimin e Lulzim Bashës nga funksioni i kryetari të Partisë Demokratike.
Po ashtu në këtë letër, Komisioni i Rithemelimit pretendon në Kuvend se ka pezulluar nga funksionet e çdo organi tjetër të PD dhe ka vendosur të pavlefshëm aktet e tjera të ndërmarra nga Basha.
Mes deputetëve që kanë firmosur këtë letër për kryetaren e Kuvendit, janë Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Edmond Spaho, Luan Baçi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj.

