TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vizita e presidentit turk, Recep Tayip Erdogan, ka dominuar ngjarjet e ditës së sotme.
Erdogan fillimisht vizitoi Laçin, ku u dorëzuan edhe banesat e rindërtuara me paratë e Turqisë. Ai premtoi se Turqia do t'i vijë gjithmonë në ndihmë popullit shqiptar, sepse këtë gjë bëjnë "vëllezërit".
Por, në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Edi Rama dhe në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, presidenti Erdogan nuk nguroi të ndalet edhe tek tema e tij "e preferuar", organizata e Fetullah Gulen, FETO, të cilën ai e akuzon për grusht shteti. Erdogan u shpreh se fakti që FETO gjen ende fushë veprimi në Shqipëri e lëndon popullin turk.
Presidenti Erdogan i shpjegoi qartë Edi Ramës, se pritshmëria e tij është që në periudhën që kemi përpara, të ndërmerren hapa vendimtarë kundër kësaj organizate, sipas tij, terroriste.
Kujtojmë se Shqipëria, nën drejtimin e Edi Ramës, ka deportuar me dhunë, shtetasin Harun Çelik, që kërkohej nga Turqia si anëtar i organizatës së Gylen, duke i mohuar të drejtën për aplikimin për azil.
“Ne vlerësuam edhe luftën tonë kundër organizatës terroriste FETO-s. Kjo organizatë terroriste tentoi të bënte një grusht shteti të dështuar që kishte në shënjestër demokracinë tonë.
Është e qartë që kjo strukturë e cila i ka duart të lidhura më gjakun e të pafajshmëve përbën një kërcënim të madh jo vetëm për Turqinë por për cdo vend ku është pranishme.
Fakti që FETO është ne gjendje të gjejë fushë veprimi në vendin mik dhe vëlla Shqipërinë, e lëndon thellë popullin tonë, bijtë dhe bijtë e të cilëve kanë rënë dëshmor. Pritshmëria jonë më e sinqertë është që në periudhën që kemi përpara të ndërmerren hapa më konkretë vendimtarë, dhe më të shpejtë kundër strukturimit të FETO-s në Shqipëri”, tha Erdogan.






