TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas debateve në seancë plenare, deputetët mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha, janë larguar nga salla e seancës plenare.
Ndonëse kishte njoftuar se do të jetë në seancë, vetë ish- kryeministri Berisha nuk mori pjesë në këtë seancë plenare, që shënon të parën për 2022.
Në një prononcim për mediat në dalje të Kuvendit, deputeti Flamur Noka u shpreh se Komisioni i Rithemelimit është i vetmi që përfaqëson PD-në në çdo institucion.
“PD është e gatshme në çdo moment për zgjedhje dhe për t’i fituar ato. Çdo institucion po informohet që PD-në me mandate të kuvendit e përfaqëson vetëm Komisioni i Rithemelimit. Shoqatën e bravave dhe të shulit nuk e njohim. Ne po flasim për një demokraci, jo për diktaturë. Pengu mund të japë vulën me qera, dhe pengmarrësi mund të vulosë në emër të tij. Demokratët njohin vetëm institucionet e votuara me votë të lirë”, tha ai.
Kujtojmë se PD, informoi sot kuvendin për konfigurimin e ri të grupit parlamentar, si edhe ndryshimet në komisionet parlamentare, pas vendimit të kryesisë për përjashtimin e Sali Berishës dhe 8 mbështetësve të tij nga partia si edhe për pezullimin e disa të tjerëve.