AKTUALITET, 20 Prill 2023, 19:31

"Kemi identifikuar autorin", breshëri plumbash ndaj biznesit në Laç, ja çfarë thotë policia

"Kemi identifikuar autorin", breshëri plumbash ndaj biznesit

Policia e Kurbini ka deklaruar se autori i sulmit me armë mbi një biznes në qytetin e Laçit është identifikuar.

Sipas të dhënave, nga të shtënat ka vetëm dëme materiale pasi është dëmtuar e gjithë fasada e xhamit e biznesit. 

Nga pamjet e siguruara shihet edhe dëmi dhe shenjat e plumbave në hyrjen e biznesit, si dhe xhamat e thyer.

"Në fshatin Gjorme, Mamurras, në fasadën e dyqanit në pronësi të shtetasit F. T. 36 vjeç, është qëlluar me armë zjarri ku si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Falë veprimeve të shpejta hetimore profesionale të kryera nga grupi hetimor, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, por për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij. Vazhdojnë veprimet hetimore të thelluara nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes", deklaron policia.