TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Janë publikuar sot pamjet e forta të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, ditën e djeshme në Shëngjin.
Siç shihet autori me skafandër në kokë dhe jelek fosforeshent, hyn serbes në lokal, teksa Nikulaj po fliste në telefon, i afrohet dhe shkrep mbi të 7 plumba.
Për 10 sekonda gjithçka ka mbaruar.
Kur autori hyn në lokal e përshëndet ose thërret në emër sipas dëshmisë së vjehrrit të viktimës, Nikulaj lë në tavolinë celularin dhe kthen kokën në drejtim të tij.
68-vjeçari ka treguar se kur ka parë autorin, ka menduar se ishte postier. Por pasi ka filluar të qëllojë, ndërkohë roja është larguar me vrap për t'i shpëtuar plumbave.
Nga 6 plumbat e shkrepura nga pistoleta tip “TT” në drejtim të biznesmenit Nikulaj, vetëm 5 prej tyre e kanë kapur në pjesë të ndryshme të trupit. Ku plumbi fatal, sipas ekspertizës mjeko-ligjore, ishte ai në pjesën e ballit, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të biznesmenit.
Pasi ka kryer ekzekutimin, autori rezulton të jetë larguar sërish me motorin e tij me targa të huaja. Ku nga këqyrja e kamerave të sigurisë ai ka përshkuar itinerarin e rrugës nacionale nga Shengjini në drejtim të Lezhës, dhe deri në fshatin Kakarriq.
Autori ka përshkuar me motor plot 18 kilometra, duke ju shmangur pa u vënë re dhe një pike kontrolli policore që ndodhej në hyrje të Lezhës.
Pikërisht në fshatin Kakariq, nuk përftohen më pamje të kamerave të sigurisë, duke e bërë të pamundur zbulimin e mëtejshëm të intenerarit përfundimtar të vrasësit.
Për pistat e hetimit, policia vijon të mbetet e dyzuar, kjo edhe për shkak se viktima kishte një aktivitet të gjerë në biznes, politikë dhe gjakmarrje të vjetër.