AKTUALITET, 20 Prill 2023, 17:36

Humb jetën në mes të rrugës taksisti në Tiranë, dyshohet se...

Humb jetën në mes të rrugës taksisti në Tiranë,

Një taksist në Tiranë ka humbur jetën teksa ishte në mjetin e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:15 te mbikalimi i Kthesës së Kamzës.

“Më datë 20.04.2023, rreth orës 16:15, te mbikalimi te Kthesa e Kamzës, shtetasi A. Z., 61 vjeç, duke drejtuar mjetin tip taksi ka humbur ndjenjat. Stafi i ambulancës ka konfirmuar se ka ndërruar jetë dhe paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.