AKTUALITET, 20 Prill 2023, 15:48

Kërcënoi me jetë biznesmenin për tenderin, Prokuroria kërkon burg për Louis Konomin. I riu u arrestua dje me Ramazan Rrajen

Kërcënoi me jetë biznesmenin për tenderin, Prokuroria

Prokurori i çështjes Kreshnik Ajazi ka kërkuar masën ‘arrest me burg’ për Louis Konomin, një nga dy personat që kërcënoi me jetë biznesmenin Eraldo Myftaraj familjarët e tij për t’u tërhequr nga tenderi i druve që fitoi nga Bashkia e Tiranës. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan po zhvillon seancën e vlerësimit të masës së arrestit për Louis Konomin, që prokurori e cilësoi arrestim të ligjshëm.

Kujtojmë se Konomi u arrestua së bashku me Ramazan Rrajën te ura e Gjoles në Fushë Krujë.

Të dy këta persona të shpallur në kërkim ishin nën shoqërinë e njëri-tjetrit kur u arrestuan nga policia. Konomi pak kohë më parë së bashku me Edmir Bocin kërcënuan biznesmenin Eraldo Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi me vlerë 1 milion euro që ai kishte fituar.

Konomi dhe Boci ishin pajtuar nga biznesmeni Shaqir Alcani dhe djali i tij Algert Alcani për të kërcënuar konkurrentin pasi kushte fituar janë tender publik.