AKTUALITET, 20 Prill 2023, 16:14

“Më 14 maj do të sjellim ndryshimin”, Meta: Berati do të jetë i UNESCO-s dhe jo i betonit të Rilindjes!

“Më 14 maj do të sjellim ndryshimin”, Meta: Berati do

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur optimist në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit në bashkinë e Beratit, ndërsa theksoi se këtë qytet e pret ndryshimi.

Meta pohoi se Berati do të votojë gjithashtu numrin 1 tek fleta e votimit për Këshillin Bashkiak.

MESAZHI I METES

Berati në 14 Maj do të votojë numrin 1 për Kryetar Bashkie, doktor Zija Ismailin.

Sepse Berati e meriton të jetë qyteti numër 1 i kulturës , i trashëgimisë dhe i zhvillimit.

Berati do të votojë gjithashtu numrin 1 tek fleta e votimit për Këshillin Bashkiak, për këtë ekip të mrekullueshëm këshilltarësh që vijnë nga eksperienca dhe profesione të ndryshme.

E duan Beratin dhe do punojnë me dashuri, përkushtim dhe përgjegjshmëri njerëzore dhe ligjore për popullin e mrekullueshëm të Beratit.

Berati do të jetë i UNESCO-s dhe jo i betonit të Rilindjes, që ka shëmtuar qendrën e këtij qyteti të mrekullueshëm.

Berati është i njerëzve punëtorë e mikpritës dhe jo i arrogancës së Rilindjes.

Berati do të votojë Ndryshimin.

Nr.1 për Zija Ismailin.

Nr.1 për koalicionin: ”Bashkë Fitojmë”

BashkëFitojmë!